Njoftim!

Urdhri i Psikologut, duke marrë shkas nga disa psikologë, të cilët janë interesuar të përkthejnë në kredite për rilicencim, pjesëmarrjen e tyre në aktivitete të organizuara nga organizata të huaja, sqaron se:

Rregullorja e Edukimit në Vazhdim, parashikon në Kreun IV të saj, procedura të veçanta të akreditimit. Më konkretisht në pikën 1a) të tij thuhet se:

KVEP mund të miratojë njohjen dhe shpërndarjen e krediteve pas kryerjes së një aktiviteti me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, edhe pas kryerjes së aktiviteti në rastet kur:

a) aktiviteti kryhet nga nje organizatë ndërkombëtare ku Urdhri i Psikologut është anëtar ose ka një marrvëveshje mirëkuptimi/bashkëpunimi

Çdo psikolog i licencuar nga Urdhri i Psikologut, i cili pas miratimit të Rregullores së Edukimit në Vazhdim, ka marrë pjesë në aktivitete të organizuara nga organizata ndërkombëtare, me të cilat Urdhri i Psikologut ka marrëdhënie bashkëpunimi (si p.sh EFPA: APA etj), mund të paraqesë një kërkesë individuale për njohje të krediteve duke e bashkëshoqëruar me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton pjesëmarrjen e tij/saj në aktivitet, përmbajtjen dhe kohëzgjatjen e aktivitetit dhe vlerësimin e aktivitetit nga institucioni.

Do të jetë Komisioni i Edukimit në Vazhdim (KEVP) më pas, i cili do të shqyrtojë kërkesën dhe do të vendosë, në përputhje me përmbajtjen e aktivitetit, për numrin dhe shpërndarjen ose jo të krediteve, pa cënuar parimet bazë të kësaj rregullore për aktivitet me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë.