Përshëndetje të gjithëve,

Së pari shpresoj të jeni të gjithë mirë me shëndet. Në këtë situatë të vështirë, është mbi të gjitha e rëndësishme, që të jemi të gjithë mirë.

Duke vlerësuar me shumë kujdes shtimin e rasteve me COVID-19, si dhe problematikat shëndetësore që janë shfaqur brenda zyrës qëndrore të Urdhrit, dëshiroj të bëj me dije cdonjërin prej Jush se:

Nga sot, do të shmangim maksimalisht cdo shërbim fizik me anëtarësinë. Zyra e Urdhrit do të vijojë të punojë me staf të reduktuar, POR ME DYER TË MBYLLURA.

Po përpiqemi maksimalisht, që të mos ndërpresim punën! Lutemi mirëkuptoni që cdo ardhje Juaja fizike në zyrë, apo e familjarëve Tuaj, rrezikon shëndetin Tuaj dhe tonin.
Kemi marrë të gjitha masat që të mos ndërpresim aktivitetin dhe shërbimet të vijojnë.
Lutemi mbani në vëmendje se:

  1. Për cdo vërtetim apo dokument që kërkoni të lëshohet nga UP (vërtetime, licenca, karta, etj), duhet të njoftoni paraprakisht në adresën e email-it info@urdhriipsikologut.al ose në numrat e telefonit :FIKS + 355 (0) 4 451 1804 si dhe MOBILE +355697001919

Brenda 48 orëve do të njoftoheni nga zyra se dokumenti Juaj është gati dhe do të njoftoheni për mënyrën e tërheqjes. Kujdes! Mos u paraqisni në zyrë për të tërhequr fizikisht dokumentin, pa u njoftuar më parë nga sekretaria.
Të gjitha dokumentet e porositura paraprakisht, do t’ju dorëzohen nga një punonjës i stafit të UP, poshtë zyrave të UP, cdo ditë në orën 14.00.

  1. Për cdo paqartësi që keni, pyetje, problem për të diskutuar, apo cdo lloj komunikimi tjetër, na kontaktoni në adresën sekretaria@urdhriipsikologut.al ose në numrat e telefonit :FIKS + 355 (0) 4 451 1804 si dhe MOBILE +355697001919

Njëra prej vajzave vullnetare të stafit do t’Ju asistojë. Nëse problematika juaj duhet të konsumohet me një punonjës më të kualifikuar të UP, do t’ju mbahet shënim emri dhe do të telefonoheni pas orës 14.00 nga zyra qëndrore për të komunikuar.

  1. Lutemi përdorni Postën Shqiptare për të dorëzuar dokumenta pranë zyrës së UP. Kujdes! Mos sillni dokumenta dorazi, pa komunikuar më parë me zyrën qëndrore për orarin se kur duhet t’i sillni.

Ndërkohë, ju njoftojmë se presim te nënshkruajmë këto ditë një marrëveshje me Shërbimin Postar Shqiptar me tarifa më të reduktuara për psikologët.

  1. Mbani kontakte me Koordinatorët Lokalë.

 
Të nderuar anëtarë,
Unë nuk do dëshiroja asnjëherë që të ishim në këtë situatë. Asnjëri nga ne nuk do ta dëshironte. Është kënaqësi e imja personale, por edhe e stafit, të takohemi fizikisht, të diskutojmë e të ndajmë ndonjë problematikë edhe sikur 5 minuta në këmbë tek dera, kur vini për ndonjë dokumentacion, por kjo situatë që po kalojmë na detyron të ndryshojmë të gjitha sjelljet tona normale.
Më mirëkuptoni se, kam detyrë primare të mbroj nga infektimi stafin e vogël të UP, Lejdin, Arin, Iglin, Enin, dhe vajzat që punojnë vullnetarisht. Kam detyrë të mbroj familjet e tyre. Kam detyrë të mos i ekspozojë cdo ditë karshi 60-70 hyrje daljeve në zyrë. Kam detyrë të mbroj padyshim edhe shëndetin Tuaj. Këto janë prioritet!
Ndërkohë që kam një detyrë të madhe, që të mos ndërpresë shërbimin e UP karshi Jush.
Lutem mirëkuptoni këtë e-mail! Lutem bashkëpunoni që të vijojmë punën!
Unë uroj me zemër që brenda një kohe të shkurtër të mund t’Ju dërgoj një tjetër e-mail ku t’Ju shkruaj: “Vijojmë punën normalisht” (^_^)

Bëni kujdes për veten dhe familjen!
Ju uroj shëndet dhe ju përqafoj,

Valbona Treska