Të nderuar,
Për shkak të pandemisë COVID-19, Zyra Qëndrore e Urdhrit të Psikologut ka kërkuar disa ditë më parë nga anëtarët, të shfrytëzojnë edhe burime të tjera kontakti dhe të mos paraqiten drejtëpërdrejtë në zyrë për të marrë shërbime.
Por edhe pas kësaj thirrje, vijojmë të kemi 60 – 80 hyrje-dalje në ditë.
Për të mos rrezikuar aktualisht shëndetin, për të shmangur karantinimin e stafit dhe për të vijuar punën, ju bëjmë me dije se:

ADMINISTRATA E UP DO TË VIJOJË NORMALISHT PUNËN, POR ME DYER TË MBYLLUARA.
Anëtarët janë të lutur:
1. Të shfrytëzojnë telefonin e zyrës …. dhe adresën elektronike info@urdhriipsikologut.al, për të marrë informacion, apo shprehur problematika. (Do të vendosim në dispozicion edhe një numër celulari). ✅
2. Të shfrytëzojnë adresën elektronike sekretaria@urdhriipsikologut.al, për të porositur vërtetime. (Po punojmë për gjenerimin elektronik të tyre, që do të jetë gati shumë shpejt). ✅
3. Të shfrytëzojnë adresën sekretaria@urdhriipsikologut.al për sygjerime apo ankesa. ✅
4. Të shfrytëzojnë kontaktet me koordinatorët lokalë.✅
5. Për tërheqjen e licencave, kartave, duhet të kontaktojnë më parë me sekretarinë dhe do t’ju lihet një orar fiks për paraqitje në zyrë. Po kështu edhe për blerjen e Kodit të Etikës.✅
6. Do të vijojmë normalisht punën me komisionet e UP të licencimeve, etikës, edukimit në vazhdim, praktikës, mbledhjet e Këshillit Kombëtar dhe takimet zoom me anëtarësinë. ✅
Lutemi në mirëkuptimin Tuaj! Dëshirojmë të vijojmë punë me përkushtim, duke u kujdesur për njëri-tjetrin😊 Është situatë e vështirë për të gjithë, por do t`ja dalim!

Lutemi ndani sa më shumë informacionin🤝
UP