Urdhri i Psikologut njofton se për pak ditë do të publikojë regjistrin elektronik për anëtarët që kanë përmbushur të gjithë detyrimet ligjore të anëtarësisë.
Regjistri do të publikohet i thjeshtëzuar dhe do të përmbajë: emër, mbiemër, vendbanim dhe numrin e kontaktit. Duke qënë se numri i kontaktit është një e dhënë sensitive, të gjithë ata që nuk dëshirojnë që numri i tyre të publikohet, apo që e kanë përditësuar atë, të kontaktojnë sa më parë me Urdhrin e Psikologut.
Ju bëjmë me dije se Regjistri Elektronik do të jetë i kategorizuar sipas rretheve.
Faleminderit.