Sqarim mbi vlerën e krediteve të Edukimit në Vazhdim!
Urdhri i Psikologut sqaron të gjithë psikologët anëtarë të Urdhrit të Psikologët, qe janë te licencuar dhe që kërkojnë të marrin kredite per rilicencim se:
Pagesa për çdo kredit te miratuar që shkon për llogari të UP është vetëm në vlerën 200 Lekë/ Krediti. Kjo pagesë përdoret për shpenzime administrative të akreditimit të aktivitetit.
Shuma tjetër e paguar nga Ju shkon drejtëpërdrejtë për llogari të Ofertuesit të Aktivitetit, për të mbuluar kostot qe ai ka për zhvillimin e aktivitetit.
Sqarojmë gjithashtu se, për aktivitetet e kryera nga institucionet publike nuk ka pagesë fillestare dhe i vetmi detyrim që psikologu ka, është në masën 200 lekë krediti, kjo sepse institucionet publike marrin përsipër vetë të mbulojnë kostot e shërbimit. Në këto kushte ftojmë të gjitha institucionet publike të interesuara që të aplikojnë, për akreditimin e aktiviteteve për Edukimin në Vazhdim të psikologëve.
Urdhri i Psikologut
Recent Comments