Të nderuar psikologë, anëtarë të Urdhrit të Psikologut
Dëshirojmë të kemi vëmendjen tuaj mbi një problematikë që cënon jo vetëm mbarëvajtjen e institucionit, por edhe interesin e përbashkët të profesionit tonë.
Shumë psikologë nuk kanë paguar ende kuotizacionin për vitin 2020, duke sjellë në këtë mënyrë ushtrim të profesionit në shkelje të hapur me ligjin. Po kështu, ka një kategori anëtarësh të cilët kanë akumuluar pagesa të detyrueshme tek UP, për shkak të mos shlyerjes së tyre në kohë, psh., mospagesa licencash apo mospagesa kuotizacioni të viteve të mëparshme.
Ju bëjmë me dije se në bazë të akteve ligjore në fuqi, të gjitha këto pagesa mbarten në kohë dhe jo vetëm bëhen shkak për c’regjistrim nga UP, por edhe duhet të shlyhen të gjitha bashkë, në momentin më të parë të riregjistrimit tuaj.
Stafi i Urdhri të Psikologut po njofton gjatë këtyre ditëve individualisht cdo anëtarë, i cili ka detyrime të mbartuara pranë institucionit. Ju njoftojmë se detyrimet tuaja ndërpriten, pra nuk akumulohen më, vetëm nga momenti që ju bëni një kërkesë zyrtare pranë UP për ndërprerje të anëtarësisë. Ndërprerja e anëtarësisë sjell si pasojë ndërprejen e ushtrimit të profesionit.
Institucionet publike të të gjithë vendit janë vënë në dijeni për këtë problematikë dhe aktualisht po vijohet me njoftimin e institucioneve jopublike.
Informacioni për psikologët që e ushtrojnë aktualisht profesionin në kundërshtim me ligjin, do t’i vihet në dispozicion autoritetit tonë kompetent si dhe organeve tatimore.
Urdhri i Psikologut ju bënë thirrje anëtarëve të cilët ende nuk kanë shlyer detyrimet të tregojnë përgjegjësi në shlyrjen e tyre dhe ushtrimin e profesionit sipas ligjit. Kjo përgjegjësi ndihmon gjithashtu edhe mbarëvajtjen e institucionit.
Faleminderit