Urdhri i Psikologut dëshiron të informojë të gjithë anëtarët e tij, mbi një mundësi shumë të mirë, që na ofrohet nga EFPA, e cila u mundëson të 38 vendeve anëtare të saj (përfshirë edhe Shqipërinë), Webinarë (takime per trajnime online) falas, mbi ndikimet psikologjike nga Coronavirusi. Është një mundësi e shkëlqyer për psikologët shqiptarë!
Këto trajnime do të ofrohen nga përfaqësues të ekspertëve të EFPA-s, nga shoqatat  anëtare. Webinarët do të jenë në gjuhën angleze. Videoregjistrimet me titra në gjuhët respektive të vendeve anëtare, do të jenë të disponueshme në faqen e internetit të EFPA-s.
Ju informojmë se numri i pjesëmarrësve është shumë i limituar, pasi do të kenë mundësi ta përfitojnë këtë shërbim vetëm 1000 psikologë ne total nga të gjitha vendet anëtare në EFPA. Për këtë arsye u bëjmë thirrje, dhe inkurajojmë të gjithë të interesuarit të nxitojnë për t’u regjistruar, pasi afati përfundimtar i regjistrimit është data 28 Prill 2020. Mos i humbisni këto mundësi që na ofrohen për të marrë informacion! 
Webinari Nr.1
1.Si të krijoni një udhëzues këshillimi psikologjik në kontekstin e COVID-19?
Teresa Espassandim, anëtare e Drejtorisë Kombëtare, Urdhri i Psikologëve të Portugalisë.
Do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 29 Prill 2020, orari 10:00-11:00  (CET, sipas orës lokale në Bruksel)
Ky trajnim do të ketë si qëllim:
Kontekstualizimin e situatës të pandemisë dhe nevojen për përgjigje, në mbështetjen emocionale dhe promovimin e aftësisë psikologjike;
Artikulimi me autoritetet shëndetësore kombëtare dhe partnerët e tjerë;
Ndërhyrja psikologjike në situata krize;
Kërkesat teknike dhe trajnimi i psikologëve;
Dizajni dhe koceptimi i protokollit të ndërhyrjes psikologjike;
Si te zgjidhim problemin
Pyetje dhe Pergjigje
Për t’u regjistruar klikoni në linkun e mëposhtëm:

Webinar 1 Set up a Psychological counseling helpline  Wednesday, 29 April 2020, 10:00-11:00 (CET) How to set-up a Psychological counseling helpline in the COVID-19 context? by Teresa Espassandim

Webinari Nr.2
 
2.Konsultimet në Internet, çfarë duhet të dini dhe ku të filloni?
 
Angelo Compare, Lise Haddouk, Marie Karekla, Tom Van Daele – Grupi i Projektit i EFPA, mbi Shëndetin.
Do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 29 Prill 2020, ora 13:00 – 14:00 (CET- ora lokale e Brukselit).
Gjatë këtij trajnimi, do t’Ju ofrohet një prezantim i shkurtër për temat:
Efektiviteti i njohur i konsultimeve në internet
Përfitimet dhe pengesat e terapisë në internet
Si dhe çfarë Ju duhet për të fillluar terapinë në internet?
Si të komunikoni në internet me klientët tuaj, këshilla konkrete në lidhje me pyetjet dhe pergjigjet.
Për t’u regjistruar klikoni linkun e mëposhtëm:

 Webinar 2 Start Online Consultation  Wednesday, 29 April 2020, 13:00 – 14:00 (CET) Online consultations, what to know and where to start? by Angelo Compare, Lise Haddouk, Maria Karekla, Tom Van Daele

Webinari Nr.3
 
3.Covid-19 dhe implikimet për shëndetin mendor
 
Koen Lowet, anëtar i Komitettt Ekzekutiv te EFPA-s
Do të zhvillohet ditën e enjte, datë 30 Prill, ora 11:00 – 12:00 (CET- ora lokale në Bruksel)
Në këtë trajnim do të flitet për ndikimin e COVID-19 në gjendjen e shëndetit mendor të qytetarëve dhe implikimet në sistemin e shëndetit mendor. Ai do të bazohet në të gjitha përvojat e mbledhura deri më tani, nga të gjitha vendet anëtare dhe kolegët tanë ndërkombëtarë. Ky trajnim do të ketë në fokus  shkëmbimin e  eksperiencave dhe përvojave mes njëri – tjetrit, si dhe, se si ka ndikuar në aspektin e shëndetit mendor kjo situatë tek familjet tona, te njerëzit e thjeshte, kujdestarët, apo të moshuarit.
Për t’u regjistruar klikoni në linkun e mëposhtëm:

Webinar 3 Covid-19 and mental health  Thursday, 30 April 2020, 11:00-12:00 (CET) COVID-19 and implications for mental health by Koen Lowet

Suksese,
Urdhri i Psikologut