Komisioni i Edukimit në Vazhdim pas mbledhjes online të realizuar dje datë 23.04.2020, duke marrë në konsideratë situatën e fatkeqësisë natyrore në vendin tonë, e cila e bënë të pamundur zhvilllimin e aktiviteteve të Edukimit në Vazhdim në mënyrë të drejtëpërdrejtë, vendosi:
Të nisë shqyrtimin e dosjeve për aktivitete të Edukimit në Vazhdim që do të ofrohen nga trajnuesit në format online.
Ofruesit e trajnimeve, përvec dokumentacionit tjetër të domosdoshëm, duhet të specifikojnë emërtimin e platformës online, të përshtasin programin e aktivitetit sipas formatit online, si dhe të përmbushin të gjithë elementet e nevojshme, në mënyrë që të garantohet zhvillimi efektiv i aktivitetit, në zbatim të Rregullores së Edukimit në Vazhdim.
Ky vendim do të aplikohet deri në përfundim të situatës së jashtëzakonshme.
Inkurajojmë qendrat, institucionet apo ofrues të tjerë, që të aplikojnë për akreditim të aktiviteteve online.
Recent Comments