Zyra Qendrore e Urdhrit të Psikologut, sikundër jeni njoftuar edhe më parë, për shkak të situatës së jashtëzakonshme në të cilën ndodhemi, të fatkeqësisë natyrore shaktuar nga  virusi  COVID-19, vijon prej disa ditësh të qëndrojë e mbyllur, me stafin i cili po ofron pjesën me të madhe të shërbimit nga shtëpia.
Urdhri i Psikologut informon  të gjithë psikologët e interesuar (disa prej jush janë njoftuar edhe në komunikimet nëpërmjet e-mail-eve) , organizatat/shoqatat apo individët, të cilët kanë bërë një kërkesë pranë zyrave tona, për marrjen e ndonjë shërbimi  dhe kanë qenë në pritje të vendimeve nga ana e Komisioneve, që funksionojnë pranë Urdhrit, (siç janë p.sh.: Komisioni i Licencimit, Komisioni i Praktikës, Komisioni i Etikës dhe Gjykimit Profesional, Komisioni i Edukimit në Vazhdim), se të gjitha afatet proceduriale
kohore për shqyrtimin e tyre do të pezullohen deri në një njoftim të dytë, kur situata do të jetë normalizuar dhe komisionet të kenë rifilluar  aktivitetin e zakonshëm të punës. Ky pezullim është ndërmarrë në kuadrin e masave për përballimin e fatkeqësisë natyre, për të shmangur grumbullimin e njerëzve në zyrat qëndrore, duke qenë se komisionet kane disa anëtarë.

Për çdo paqartësi, mund të na kontaktoni në adresën: sekretaria@urdhriipsikologut.al

Faleminderit
Urdhri i Psikologut