Nisur nga shqetësimi në lidhje me vonesat që kanë patur disa institucione të arsimit të lartë për pajisjen fizikisht me kartonin e diplomës master për psikologët, që e kanë mbrojtur me sukses temën e masterit përkatës dhe e kanë përfunduar këtë cikël studimi, Ju njoftojmë se:
Urdhri i Psikologut do të vijojë me regjistrimet e psikologëve që kanë përfunduar studimet bachelor dhe master në psikologji edhe nëse nuk janë pajisur me kartonin e diplomës master, nëse paraqesin vërtetim origjinal nga institucioni i arsimit të lartë që tregon se kanë përfunduar këtë cikël studimi. Vërtetimi duhet të përmbajë datën e mbrojtjes së diplomës master dhe numrin e matrikulimit.
Në varësi të datës së përfundimit të studimeve, do të bëhet regjistrimi i psikologut në Regjistrin Themeltar ose në Regjistrin e Praktikantëve.
Recent Comments