Ju njoftojmë se pranë Zyrës Qendrore ka mbërritur në datë 17.06.2019,shkresa me nr.3745/2 Prot e Ministrisë së Mbrojtes, në përgjigje të kërkesës tonë për identifikimin e vëndeve vakante për ushtrimin e praktikës profesionale.
Në përgjigjen e lëshuar nga kjo Ministri, janë evidentuar tre pozicione të lira, për ushtrimin e praktikës profesionale për psikologët.
1.Psikolog, në Batalionin e Parë të Këmbësorisë, Vau-Dejës, Shkodër
2.Psikolog, në Batalionin e Tretë të Këmbësorisë, Poshnje, Berat
3.Psikolog, në Shkollën e Trupës, Bunavi, Vlorë
Ftojmë të gjithë psikologët e interesuar, (aktualisht anëtarë), të cilët ende nuk e kanë nisur ushtrimin e praktikës profesionale, të dërgojnë kërkesë pranë Urdhrit të Psikologut ku të shprehin interesin e tyre për fillimin e praktikës pranë këtyre institucioneve.
Vlerësimi i emrave që do ti përcillet Ministrisë, do të kryhet duke mbajtur në konsideratë kriterin e kohës së pritjes së praktikantit per fillimin e praktikes profesionale si dhe në bazë të profilit të psikologut, i cili duhet të jetë i përshtatshëm me atë pozicion pune.
Shënim: Kërkesat mund të dërgohen në rrugë zyrtare (fizikisht pranë zyrës tonë, me anë të postës), ose me anë të një e-mail-i, në adresën: sekretaria@urdhriipsikologut.al, brënda datës 15 Korrik.
Ju faleminderit
Urdhri i Psikologut
Recent Comments