Kam kënaqësinë të ndaj me Ju një arritje sa personale në profesion, aq edhe institucionale në arenën ndërkombëtare.
Së bashku me dy kolegë të nderuar, Znj.Elona Mustafaraj dhe Z.Elidon Shehu jemi bërë pjesë e librit “Routledge International Handbook of Investigative Interviewing and Interrogation”. (1st edition).
Në këtë libër psikologjie, Shqipëria ka një kapitull të dedikuar mbi rolin e psikologut në Policinë e Shtetit me në fokus të miturin.
Jam e lumtur që për herë të parë Shqipëria nis të ketë zyrtarisht zë edhe në botime të këtij niveli✅️.
Përzemërsisht,
Valbona Treska