Njoftim për hapjen e vendit të punës pranë Urdhrit të Psikologut!
Sektori: Sektori Sekretari, Arshivë, Protokoll Urdhri i Psikologut
Të nderuar,
Urdhri i Psikologut, hap thirrjen për të gjithë personat e interesuar, për pozicionin e lirë të punës pranë Urdhrit të psikologut, Sektori Sekretari, Arshivë, Protokoll.
Personat e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
– të kenë zotësi të plotë për të vepruar dhe të jenë të aftë për punë;
-të mos jenë të dënuar apo në ndjekje penale nga organet e drejtësisë;
-të kenë përfunduar studimet e larta;
-të kenë mbi 5 vite eksperiencë punë në sekretari apo në pozicione të ndryshme.;
-të kenë aftësi të mira organizative dhe pune në grup;
-të kenë njohuri të mira kompjuterike;
-do të përbëjë avantazh zotërimi i gjuhëve të huaja.
Personat e interesuar duhet të paraqesin pranë Urdhrit të Psikologut, deri në datë 27.09.2024, dokumentat e mëposhtme:
1. Kërkesë me shkrim ku të shprehin vullnetin për të aplikuar në këtë pozicion pune;
2.Dëshmi penaliteti;
3.Currculum Vitae;
4.Diplomat e noterizuara që provojnë kryerjen e studimeve të larta;
5.Vërtetime punësimi, që provojnë eksperiencën mbi 5 vite.
Ju faleminderit!
Urdhri i Psikologut
Recent Comments