Në bazë të ligjit për Urdhrin e Psikologut dhe vendimit të Këshillit Kombëtar nr.11, datë 29.03.2017, “Për miratimin e Rregullores për regjistrimin, anëtarësimin dhe liçencimin në Urdhrin e Psikologut”, nga data 03.04.2017 e në vijim, do të rifillojnë regjistrimet për anëtarësinë në Urdhrin e Psikologut.

Për t’u regjistruar si anëtar i Urdhrit të Psikologut duhet të paraqiten dokumentet e mëposhtme:

  • Pasaportë ose Kartë ID të vlefshme fotokopje
  • Kërkesë për anëtarësim
  • Curriculum Vitae
  • Diplomat, të cilat vërtetojnë studimet e kryera dhe titujt e fituar, sipas ligjit, kopje të njehsuara me origjinalin
  • Nëse ka ushtruar më parë profesionin e psikologut, vërtetim të protokolluar nga organi drejtues i institucionit publik apo privat, ku ka punuar
  • Dëshmi penaliteti
  • 3 (tre) copë fotografi 3 x 4 cm
  • Mandat pagesë për tarifën e regjistrimit dhe kuotën e anëtarësimit

 

Shënim : Për të gjithë të regjistruarit në Urdhër të cilët e kanë paraqitur më parë dëshminë e penalitetit, nuk kërkohet një dëshmi e rifreskuar.