Marrëveshje Të Tjera
Marrëveshje me World Vision
Marrëveshje "Save the Children"
Nismat falas për asistencë psikologjike për popullsinë, të ngjashme në shumë vënde të Europës. Shqipëria ndër to! Z.Igor Vitale
COVID-19 Rekomandime psikologjike për gazetarët.
COVID-19 Rekomandime prindërve për fëmijët!
Rregulla në lidhje me këshillimin në internet (online) Pyetjet dhe Përgjigjet më të shpeshta
Marrëveshje Arsis
Marrëveshje Bahkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve
Marrëveshje Bashkëpunimi me "Intermedica"
Super lajm✅
Urdhri i Psikologut ka nisur prej disa kohësh një seri kontaktesh me kompanitë më të mëdha në treg, me qëllim lehtësimin e shërbimeve në vlerë monetare për psikologët anëtarë të UP.
Pas lehtësimit të shërbimeve me Postën Shqiptare, vijmë me një Marrëveshje Bashkëpunimi me laboratorin më të madh të analizave në vend “INTERMEDICA”. 👏
Në këto kohë të vështira, reduktimi i kostove në shërbimet laboratorike që shkojnë nga 5% deri në minus 30% të vlerës së shërbimit, janë një ndihmesë e madhe për komunitetin tonë👍✅
Marrëveshja është firmosur nga Administratori i “Intermedica” Z.Vasil Llajo dhe Presidentja Znj.Valbona Treska.
Kartat e vlefshme të anëtarësisë të pajisura me kodin QR, tashmë do të shërbejnë edhe për identifikimin e psikologëve anëtarë të UP në të gjitha filialet e “Intermedica” në mënyrë që të përfitojnë nga uljet e dakordësuara🤝
Faleminderit Z.Llajo për bashkëpunimin e frytshëm!