Për herë të parë sjellim në Shqipëri një lektore të niveleve ndërkombëtarë si Dr. Annemarie Hiemstra, e cila ka një karierrë të shkëlqyer në fushën e psikologjisë organizacionale.
Dr. Hiemstra ka qenë Presidente e ”European Association of Work and Organizational Psychology” (EAWOP) në vitet 2022-2023.
Aktualisht vazhdon karrierën akademike pranë “Erasmus School of Social and Behavioural Sciences” në Rotterdam, Hollandë.
Leksioni i hapur me temë: “Risitë në vlerësimin dhe përzgjedhjen e personelit”, do të mbahet në datë 19.04.2024 ora 13.00, në Universitetin “Barleti”.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të Semestrit Evropian të Psikologjisë në Shqipëri, nën drejtimin e Federatës Evropiane të Psikologëve (EFPA).
Ju mirëpresim

Recent Comments