Urdhri i Psikologut, për tu ardhur në ndihmë e për të lehtësuar shërbimet për të gjithë anëtarët e tij, në të gjithë vendin, po krijon rrjetin e Koordinatorëve Lokalë në mbarë vendin, të cilët do t’i paraprijnë hapjes së Zyrave Rajonale të Urdhrit të Psikologut. Ky rrjet ka si qëllim ofrimin e mbështetjes, ndihmës dhe mbrojtjes së interesave për të gjithë anëtarëve të Urdhrit të Psikologut të rajonit përkatës, duke patur në fokus nevojat dhe problematikat, që ata ndeshin gjatë ushtrimit të profesionit të psikologut. Ndërtimi i këtij rrjeti ka nisur nga Qarku Shkodër dhe vijon me qarqet e tjera.
Koordinatori Lokal ka si mision:
– kryerjen e shërbimeve për anëtarët e Urdhrit në kuadër të shpërndarjes efektive të informacioneve që lidhen me ushtrimin e profesionit, mbledhjes dhe shpërndarjes së dokumentacionit specifik, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ushtrimit të profesionit të psikologut në institucionet përkatëse rajonale dhe uljen e kostove për përfitimin e këtyre shërbimeve për anëtarët e Urdhrit në rajon.
– vendosjen dhe ruajtjen e marrdhënieve të Urdhrit me organet vendore dhe subjektet e tjera publike dhe private në rajon, me qëllim rritjen e ndikimit dhe faktorizimin e Urdhrit të Psikologut në rajon.
– organizimin e përbashkët të aktiviteteve sociale dhe profesionale për anëtarët e Urdhrit në rajon.
Disa nga funksionet që do të kryejë Koordinatori Lokalë do të jenë:
– Dhënia e informacionit të detajuar për çdo psikolog, i cili do të kryejë procedurat e anëtarësimit, licencimit, zhvillimit të praktikës profesionale, provimit të shtetit, kryerjen e trajnimeve të ndryshme, etj.
– Mbledhja e të gjitha dokumentave të nevojshme të psikologëve të rajonit përkatës për sa i përket procedurës së anëtarësim-liçensimit, si dhe të çdo dokumenti tjetër që lidhet me Urdhrin, dhe përcjellja e tyre pranë Urdhrit të Psikologut.
– Shpërndarja për psikologët e rajonit përkatës të lejes së ushtrimit indivdual të profesionit (Licencave Profesionale) apo e çdo dokumentacioni tjetër të lëshuar nga Urdhri për anëtarët e këtij rajoni.
– Krijimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të bashkëpunimit, brenda rajonit, me institucionet e administratës shtetërore, organizma jo-qeveritare, si dhe me çdo subjekt tjetër publik apo privat, që ka qëllime të përbashkëta me Urdhrin e Psikologut.
– Informimi i psikologëve të rajonit lidhur me vendimet dhe udhëzimet e Urdhrit të Psikologut, si dhe për aktet normative, misionin, synimin dhe funksionet e Urdhrit të Psikologut.
– Mbështetja për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarive studimore e shkencore në fushën e psikologjisë në rajon.
Gjithashtu, Koordinatorët Lokalë do të pranojnë çdo ankesë të ardhur nga cilido person fizik apo juridik në drejtim të psikologëve, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, dhe do ta dërgojë atë pranë Zyrës Qendrore të Urdhrit të Psikologut, me qëllim inicimin e procedurave të shqyrtimit nga Komisioni Etik i Gjykimit Disiplinor Profesional. Ata do të informojnë psikologët lidhur me të gjithë aktet normative të Urdhrit të Psikologut.
QENDRA E KESHILLIMIT DHE SHERBIMEVE PSIKOLOGJIKE (SHKODER)
Adresa L: Vasil Shanto, Dugajte e reja, ish godina e shkolles “Zani I Shkodres”
Cel: +355 67 30 17 299 , +355684420000
email: koordinator.up.shkoder@gmail.com
web: http://qkshpsikologjike.org/
fb: https://www.facebook.com/QendraEKeshillimitDheSherbimevePsikologjikeShkoder/
Koordinatori Lokal – Lezhë
Cel: +355 693930434
E-mail: besmir.frroku@hotmail.com
FB : Urdhri i Psikologut Qarku Lezhe
Adresa : Blv. “Gjergj Fishta, Kati II, Siper “Alpha Bank” Lezhe.
Recent Comments