KOMISIONI ETIK I GJYKIMIT DISIPLINOR PROFESIONAL
1. Pranë Këshillit Kombëtar funksionon Komisioni Etik i Gjykimit Disiplinor Profesional, si organizëm i gjykimit profesional. Ky komision përbëhet nga 5 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.
2. Komisioni shqyrton ankesat e bëra nga çdo person apo institucion në organet e Urdhrit, të cilat lidhen me ushtrimin e profesionit dhe përbëjnë shkelje të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë.
3. Mënyra e ngritjes dhe funksionimit të Komisionit Etik të Gjykimit Disiplinor Profesional përcaktohet në statutin dhe në rregulloren e gjykimit profesional të Urdhrit.
Komisioni Etik i Gjykimit Disiplinor Profesional heton dhe gjykon në bazë të fakteve e provave të administruara dhe seancës dëgjimore me anëtarin e Urdhrit, ndaj të cilit mund të merret masa disiplinore. Kur vërtetohet se anëtari ka kryer shkelje të etikës të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë ose ka bërë gabime teknike, ai jep këto masa:
a) vërejtje me shkrim;
b) vërejtje me paralajmërim;
c) gjobë nga 10 000 (dhjetë mijë) lekë deri 100 000 (njëqind mijë) lekë;
ç) propozim për shkarkim nga funksione drejtuese në institucione publike dhe private;
d) pezullim nga e drejta e zgjedhjes në organet drejtuese të Urdhrit të Psikologut deri në 3 vjet;
e) përjashtim nga Urdhri i Psikologut për një periudhë deri në 3 vjet
Igli Çutra
#
Msc. Orsjola Miha
#
Brunilda Laboviti
#
Elona Hasmujaj
#
Elona Hasmujaj, ka përfunduar studimet doktorale në Psikologji pranë Universitetit të Tiranës. Prej 12 vitesh është lektore e Psikologjisë në universitetet publike dhe jo publike të vendit. Profili i saj akademik dhe kërkimor përfshin fushen e Etikës në Psikologji, Shprehive të komunikimit, Psikoterapisë dhe Psikologjisë Sociale. Ajo është psikologe klinike, zhvillimi dhe marrëdhëniesh, trajnuese dhe eksperte e jashtme e aktiviteteve të Edukimit në Vazhdim pranë Urdhrit të Psikologut. Ka më shumë se 10 vjet përvojë pune si psikologe në mjediset klinike dhe ligjore, ku vlen të përmendet kontributi në vlerësimin psikologjik, diagnostikimin dhe trajtimin e individëve dhe grupeve në nevojë.
Enila Cenko
#
Naureda Bajraktari
#
Naureda Bajraktari ka përfunduar studimet në psikologji në vitin 2000. Ajo ka 23 vjet përvojë pune në projekte të organizatave të shoqërisë civile, kryesisht pranë QSHPLI. Puna e saj ka konsistuar veçanërisht ne ofrimin e shërbimit psikologjik për grupet vulnerabël, familjet dhe fëmijët. Që prej vitit 2003, ajo është angazhuar në ofrimin e asistencës dhe hartimin e vlerësimeve me kërkesë të institucioneve të sistemit të drejtësisë. Në partneritet me OJF të ndyshme vendase dhe ndërkombëtare, ajo ka kontribuar me ekspertizën e saj në realizimin e trajnimeve të ndryshme, si dhe hartimin e disa udhëzuesve, protokolleve të punës për profesionistët e drejtësisë, si dhe shërbimeve sociale në Shqipëri e po ashtu në përgatitjen e vlerësimeve të projekteve, studimeve të fizibilitetit etj. Një nga drejtimet kryesore të punës së saj në vitet e fundit, ka qenë angazhimi në projekte me fokus në zhvillimin e drejtësisë restauruese në vend.
Fatjona Hysi
#
Ela Tollkuci
#
Blerina Toma
#