Kadidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar në vendet vakante.

KANDIDATË PËR ANËTARË TË KËSHILLIT KOMBËTAR

Loreta Mamani

Loreta Mamani

Kandidate për Anëtare e Këshillit Kombëtar, Kategoria "Profesor"

  • Loreta Mamani, është personel akademik me kohë të plotë në Fakultetin e Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, Njësia Bazë e Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, prej vitit 11. Ka një përvojë pune 36 vjeçare në Arsimin Para universitar dhe në Arsimin e lartë.  Studimet e larta i ka përfunduar në vitin 1987 në Institutin e Lartë Pedagogjik, Gjirokastër, në degën “Cikli i ulët” dhe më pas në vitin 2008 ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve “Master i Shkencave” në Mësimdhënie, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2016 ka përfunduar ciklin e tretë të studimeve Gradën Shkencore “Doktor” në pedagogji, Universiteti i Tiranës. Ka përfunduar ciklin Bachelor në Psikologji, duke vazhduar më pas Master profesional në Psikologji-Klinike pranë Albanian  University, Tiranë. Pjesëmarrëse si autore  dhe bashkëautore i një numër botimesh në revista shkencore, prezantimesh në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe autore e artikujve në revista prestigjoze, të indeksuara me Faktor Impakti, hartuese e programeve të reja të studimit në NJBEMM, si dhe hartuese e disa programeve lëndore.

Jonida Haxhiu

Jonida Haxhiu

Kandidate për Anëtare e Këshillit Kombëtar, Kategoria "Profesor"

Jonida Haxhiu, ka përfunduar studimet universitare në Psikologji Klinike, në Universitetin e Tiranës, ku përfundoi edhe studimet Master, në Psikologji Këshillimi dhe fitoi edhe gradën Doktor në Psikologji. Që prej prej vitit 2006, punon në Institutin e Shëndetit Publik, në sektorë të ndryshëm, duke organizuar e drejtuar fushata sensibilizimi e ndërgjegjësimi, trajnime e seminare me targete, shtrirje gjeografike e grupmosha të ndryshme. Po ashtu, një pjesë të rëndësishme të angazhimimit të saj profesional është edhe mësimdhënia, në disa universitete publike e private të vendit, në lëndë të ndryshme të psikologjisë. Vazhdimisht është angazhuar në studime e programe kombëtare e ndërkombëtare lidhur me shëndetin publik e shëndetin mendor. Përgatitja dhe botimi i artikujve shkencorë ka qenë gjithashtu një angazhim i vazhdueshëm i saj, sikurse të qenit vazhdimisht aktive në median vizive, elektronike dhe atë shkruar.

Danjela Gjorgo (Blacëri)

Danjela Gjorgo (Blacëri)

Kandidate për Anëtare e Këshillit Kombëtar, Kategoria "Shërbime"

Danjela Gjorgo (Blacëri) ka përfunduar ciklin e parë të studimeve në psikologji në UT, Fakultetin e Shkencave Sociale në vitin 2009 dhe ka marrë titullin Master i Shkencave në Psikologji Shkollore në vitin 2013. Gjithashtu ka prfunduar edhe ciklin e parë të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë. Znj. Gjorgo prej vitit 2011 është psikologe vlerësuese në Gjykatë, për çështjet civile familjare, zgjidhje martese, lënie për rritje dhe edukim të të miturve, kujdestari, birësim, përcaktimi i demit moral- ekzistencial në rast aksidenti si pjesë e ekpertëve të Rregjistrit Elektronik pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ndërsa prej vitit 2016 është terapiste zhvillimi pranë Qëndrës Kombëtare Terapeutike Rehabilituese të Fëmijëve 0-6 vjeç. Ajo ushtron aktivitetin si person fizik me objekt: kërkime dhe vlerësime në fushën e shkencave sociale (2017- ne vazhdim).

Lorena Gjindoda

Lorena Gjindoda

Kandidate për Anëtare e Këshillit Kombëtar, Kategoria "Shërbime"

Lorena Gjindoda është diplomuar në Psikologji Klinike dhe është specializuar në Hipnoterapi. Anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Këshilluesve dhe Terapistëve (IACT), ofron shërbime psikologjike për fëmijët dhe të rriturit prej shumë vitesh. Përvoja e saj përfshin ofrimin e shërbimeve psikologjike në nivele të ndryshme, nga shërbimet e drejtpërdrejta deri te menaxhimi i strukturave shërbimofruese. Lorena ka punuar në organizata lokale dhe aktualisht shërben si psikologe për një agjenci ndërkombëtare. E përkushtuar ndaj shëndetit dhe mirëqenies mendore, kombinon ekspertizën e saj të larmishme me një qasje profesionale për të mbështetur dhe fuqizuar klientët në mënyrë efektive.

Vitjona (Nano) Begeja

Vitjona (Nano) Begeja

Kandidate për Anëtare e Këshillit Kombëtar, Kategoria "Shërbime"

Vitjona (Nano) Begeja është një profesioniste me përvojë të gjatë në fushën e psikologjisë dhe zhvillimit të fëmijëve. Ajo ka përfunduar studimet në degën e Psikologjisë Klinike në vitin 2004 në Fakultetin e Shkencave Sociale. Më tej, ka vazhduar me studimet Master në Shkenca dhe Politika Urbane, duke marrë pjesë në programin Erasmus. Karriera e saj është përqëndruar kryesisht në implementimin dhe ndjekjen e projekteve të huaja të standardeve EU. Me një përvojë 14-vjeçare në vlerësim, ngritje programesh dhe ofrim terapie për fëmijët me problematika zhvillimore duke ndjekur metodat e reja aplikative në fushën e zhvillimit të fëmijëve. Aktualisht ajo drejton Qendrën Equilibrium, e cila fokusohet në zhvillimin e projekteve të ndryshme për të rinjtë dhe kryesisht për të rinjtë me aftësi të kufizuara. Numëron një numër të lartë trajnimesh me ekspertizë në fushën e Çrregullimit të Spektrit të Autizmit.

Xhensila Lato

Xhensila Lato

Kandidate për Anëtare e Këshillit Kombëtar, Kategoria "Shërbime"

Xhensila Lato ka lindur nё Pogradec dhe ka përfunduar studimet e larta nё vitin 2018, në Universitetin e Tiranës, Masterin Shkencor në “Psikologji Klinike”.

Zj.Lato ka përfunduar trajnimin si Psikologe Asistuese dhe Psikologe Vlerësuese në Fushën e Drejtësisë. Prej vitit 2018 punon si psikologe pranё Qendrës së Shërbimeve Psikologjike-Ligjore “FAMILY”. Punon si psikologe asistues dhe mbështetëse  emocionale në Drejtësinë Penale për të Mitur si dhe si psikologe eksperte vlerësuese në sistemin e drejtësisë. Ajo është angazhuar në një sërë projektesh si eksperte psikologe për mbështjetjen emocionale të emigrantëve, të riatdhesuarve, grave të dhunuara, fëmijëve dhe familjeve  të  prekura nga tërmeti, stafeve pedagogjike dhe familjeve që janë prekur nga Covid-19, etj. Prej vitit 2021 punon si Asistente Pedagoge në “Universitetin Barleti” nё lёndёn “Çështje ligjore dhe etika profesionale e psikologut në shkollë”.