Njoftim!

Hapet thirrja për ekspertë asistues në sistemin e drejtësisë.

Të‭ ‬ ‭ ‬gjithë‭ ‬ ‭ ‬psikologët‭ ‬ ‭ ‬që‭ ‬ ‭ ‬dëshirojnë‭ ‬ ‭ ‬të‭ ‬ ‭ ‬bëhen‭ ‬ ‭ ‬pjesë‭ ‬ ‭ ‬e‭ ‬ ‭ ‬sistemit‭ ‬ ‭ ‬të‭ ‬ ‭ ‬drejtësisë‭ ‬ ‭ ‬në‭ ‬ ‭ ‬cilësinë‭ ‬ ‭ ‬e
psikologut asistues për të miturit, duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e mëposhtme:
1-‭ ‬Të jenë anëtarë aktivë dhe të licencuar nga Urdhri i Psikologut;
2-‭ ‬ Të kenë një nga profilet e mëposhtme:
• Psikologji ligjore‬
• Psikologji juridike‬
• Psikologji forensike‬
• Psikologji klinike‬
3-‭ ‬Të mos jenë të dënuar penalisht;
4-‭ ‬Të mos jenë të ndëshkuar me masë disiplinore nga organet e Urdhrit të Psikologut në
3 (tre) vitet e fundit;

‭Shënim‬: Do të kenë prioritet psikologët të cilët:
• kanë eksperiencë në fushën përkatëse‬
• ushtrojnë profesionin dhe kanë vendbanimin në qarqet: Dibër, Vlorë, Kukës,‬ Lezhë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Korçë dhe Berat.

Të gjithë psikologët e interesuar të aplikojnë në linkun:

Aplikim për ekspertë asistues në sistemin e drejtësisë

‭Afati përfundimtar për aplikimin është data 25.08.2023.‬
‭ ‬ Pas kësaj faze të parë të aplikimit kandidatët do t’i nënshtrohen fazave të tjera për
përzgjedhjen në trajnim.