Grupi I
- Cili është roli i psikologut në institucionin ku është zhvilluar praktika?
- Prezantoni punën e përditshme të psikologut në institucion ku është zhvilluar praktika.
- Prezantoni marrëdhënien profesionale të psikologut me profesionistët e tjerë në institucion.
- Prezantoni eksperiencën tuaj si praktikant në punën e përditshme.
- Cilat janë vështirësitë më të mëdha që has psikologu në punën e përditshme në institucionin ku keni zhvilluar praktikën?
- Cilat ishin vështirësitë që keni hasur si praktikant përgjatë praktikës profesionale?
- Prezantoni mardhënien tuaj si praktikant me profesionistët e tjerë në institucion.
- Prezantoni Strukturën Organizative (organogramën) të institucionit.
- Cili është pozicioni dhe roli i psikologut në këtë strukturë?
- Mendoni se pozicioni i psikologut është ai i duhuri në strukturën organizative?
- Cilat janë sipas jush pikat e forta dhe pikat e dobta të pozicionit të psikologut në strukturën organizative ku keni zhvilluar praktikën?
Grupi II
- Cilat janë procedurat specifike të punës që ndiqen në institucionin e praktikës tuaj?
- A trajtoheshin të gjitha problematikat e shëndetit mendor në institucionin ku keni kryer praktikën?
- Cilat ishin problematikat më të hasura të shëndetit mendor gjatë punës tuaj?
- Si procedohej me rastet, të cilat nuk ishin kompetencë e institucionit për t’u trajtuar?
- Cili është rrjeti i institucioneve të tjera me të cilin istitucioni ku keni zhvilluar praktikën bashkëpunonte?
- Cila ishte praktika e referimit të rasteve?
- Cfarë dokumentacioni standard kërkohej në dosjet e punës nga institucioni?
- Si dokumentoheshin dhe ruheshin të dhënat e klientit?
- Cfarë përmbante miratimi i informuar? Në cilin moment të trajtimit nënshkruhej miratimi i informuar?
- Çfarë metodash përdoren për të grumbulluar informacionin mbi rastet në institucionin ku keni kryer praktikën?
- Cfarë metodash përdoren për vlerësimin e rasteve në institucionin ku keni kryer praktikën?
- Cilat janë metodat që ju keni aplikuar në punën tuaj, gjatë kohës së praktikës, dhe cili ka qenë qëllimi i përdorimit të tyre?
- A aplikohet përdorimi i testeve në këte institucion? Nëse po, cilat teste janë ato?
- A zotërohen në portofolin e tij institucioni instrumenta psikometrikë të standartizuar? Nëse po cilat janë ato?
- Cilat janë kompetencat bazë në praktikën e një psikologu të profilit tuaj?
- Cfarë aftësish ishin të domosdoshme në profilin e psikologut për të cilin keni kryer praktikën?
- A ishin studimet mbi popullatën ku ofrohej ky shërbim, pjesë e praktikës së këtij institucioni?
Grupi III
- A mund të vendosë UP sanksione ndaj anëtarëve të tij për shkelje të Standardeve të Kodit të Etikës?
- Prezantoni ndryshimin ndërmjet parimeve të përgjithshme të cilat ka psikologu në punën e përditshme dhe standardeve etike?
- Prezantoni parimet e përgjithshme të cilat ka psikologu në punën e përditshme:
- Prezantoni Parimin e përgjithshëm C: Integriteti:
- Kur psikologët konstatojnë se mund të ketë ndodhur një shkelje etike nga një psikolog tjetër dhe zgjidhja jozyrtare është e përshtatshme dhe efikase, c’duhet të bëjnë?
- Cilat janë hapat e arsyeshëm të cilat psikologët ndërrmarrin përpara se të delegojnë punën tek punonjësit, mbikqyrësit, vartësit, kërkuesit, ndihmësit ose tek profesionistë të tjerë të lirë (si p.sh. përkthyesit)?
- Nëse psikologët, gjatë kryerjes së një detyre profesionale, bëhen të vetëdijshëm për probleme personale, që mund të ndikojnë në realizimin e duhur të saj, cfarë duhet të bëjnë?
- Kur psikologët japin këshilla publike apo komentojnë nëpërmjet shtypit, internetit ose transmetime të tjera elektronike, cilat janë masat që duhet të ndërmarrin për deklaratat e tyre?
- Cfarë duhet të bëjnë psikologët përpara se të regjistrojnë zërin ose imazhin e individëve, të cilëve iu ofrojnë shërbim?
- A paraqesin psikologët si punë të tyre të dhëna apo pjesë nga puna e dikujt tjetër?
- A nxisin psikologët ndonjëherë përdorimin e teknikave të vlerësimit psikologjik nga persona të pakualifikuar?
- Në cilat raste psikologët përfundojnë terapinë?
- Cilat janë procedurat paraprake për Gjykimin në Komisionin Etik Disiplinor Profesional?
- A lejohet dhënia e informacionit për mediat kur ka rast Gjykimi në Komisionin Etik Disiplinor Profesional para se të shpallet vendimi përfundimtar nga Këshilli Kombëtar?
- Prezantoni fazën e mbyllur dhe vendimarrjen e një rasti Gjykimi në Komisionin Etik Disiplinor Profesional:
- A thërret Komisioni Etik Disiplinor Profesional ekspert të jashtëm?
- Në cilat raste psikologu duhet të përdorë kodimin apo teknika të tjera për të shmangur identifikimin e klientit? A keni patur raste të tilla në punën si praktikant?
- Në cilat raste psikologu e bazon vlerësimin ndaj klientit në dokumentacione dhe jo ekzaminim të drejtëpërdrejtë? Si pasqyrohet puna në këto raste?
- A e përfshin elementin plagjiaturë Kodi i Etikës? Cfarë duhet të mbajë në konsideratë psikologu?
- Cilat janë pikat të cilat psikologu duhet të mbajë vecanërisht në konsideratë për deklarata të rreme e që sanksionohen nga Kodi i Etikës si shkelje profesionale?
Grupi IV
- Si është hartuar plani i praktikës tuaj në bashkëpunim me supervizorin?
- Cila ka qenë përmbajtja e programit të praktikës tuaj dhe a ka qenë ky program në përputhje me pritshmëritë tuaja për praktikën profesionale?
- A është përputhur praktika në institucion me njohuritë akademike që ju keni përfituar gjatë studimeve në psikologji? Shpjego
- Cilat aspekte teorike keni gjetur me më shumë vend për implemetim gjatë punës si praktikant?
- Cilat pika të programit të praktikës mendoni se nuk janë ezauruar gjatë zhvillimit të saj?
- Sa orë supervizim keni realizuar dhe si ka qenë i shtrirë në kohë supervizimi?
- A ka patur ndonjë rast konkret në punën tuaj ku ju është nevojitur asistencë e menjëhershme nga supervizori? Si është proceduar?
- Evidentoni disa nga pikat e forta të supervizimit që ju kanë rritur profesionalisht gjatë praktikës tuaj.
- Evidentoni disa nga pikat e dobta që keni hasur gjatë supervizimit.
Grupi V
- Si e mendoni rolin e psikologut në të ardhmen në fushën e institucionit ku keni kryer praktikën profesionale?
- A kërkonte natyra e punës në fushën ku keni kryer praktikën më shumë pavarësi profesionale?
- Bashkëpunimi me kolegët, me eprorin, etj., a mund të përmirësonte akoma më shumë rolin e psikologut në institucionin ku keni zhvilluar praktikën profesionale?
- A keni bërë ju sugjerime në përmirësimin e punës së institucionit ku keni kryer praktikën? Cfarë konkretisht është marrë në konsideratë nga sugjerimet tuaja?
- Ju prireni më shumë nga pavarësia profesionale apo nga bashkëpunimi me stafin për të përmirësuar punën tuaj?
- Cfarë do të sugjeronit ju për të përmirësuar punën e psikologut në institucionin përkatës?
- Sa i rëndësishëm është menaxhimi i kohës në punën tuaj dhe cfarë ndikimi ka ajo në përmirësimin e punës së një psikologu?
- Sa i rëndësishëm është procesi i konsultimit në punën tuaj si psikolog? Cilat janë grupet e konsultimit në punën tuaj?