Disa ditë më parë prezantuam shërbimin “Psikologët shqiptarë online”. Shërbimi ishte I ri dhe duke vlerësuar se dhe vete profesioni I psikologut mbetet I ri në vend, personalisht inkurajova fillimisht veten dhe çdo profesionist se, sikur edhe pak njerëz të na kontaktonin, rëndësi kishte që do të ishim në ndihmë.
Dje, në pak ditë shërbim, numri I telefonatave dhe konsultave online të realizuara për të gjithë Shqipërinë ka shkuar në 200!!!
Shtrirja e telefonatave ka qenë NGA E GJITHË SHQIPËRIA. Numrin më të lartë të kërkesave për konsulta online në total e kanë patur keto qytete:
1. Tirana 57%
2. Shkoder 29%
3. Vlore 14%
Nga konsultat e kryera rezulton se në total janë:
1. 75% femra
2. 25% meshkuj
Mosha mesatare: 33 vjeç.
Jemi të vetëdijshëm për situatën e vështirë psikologjike që po përjetojmë, ndaj inkurajojmë cdo qytetar të vazhdojë të kërkojë konsultimet pa pagesë me psikologët nga ora 10.00-12.00 dhe 17.00-19.00 nga e hena në të shtunë.
Faleminderit super ekipeve të psikologëve të Urdhrit të Psikologut për punën krejtësisht vullnetare që po kryejnë për të gjitha qytetet e Shqipërisë. Jeni më të mirët ❤
Dr. Valbona Treska
(Më poshtë gjeni listat me emrat e psikologëve dhe numrat e tyre të telefonit)
Recent Comments