COVID-19

INFORMACIONE

PSIKOLOGËT SHQIPTARË ONLINE
Shërbim pa pagesë

Nismës për konsultime psikologjike online PA PAGESË, i janë pergjigjur më shumë se 80 psikologë të Urdhrit të Psikologut. Kolegët me disa vite eksperiencë në profesion nga e gjithë Shqipëria, do të ofrojnë nga SOT, shërbim psikologjik për cdo qytetar, që shfaq gjendje të ngarkuar emocionale gjatë këtyre ditëve.
Shërbimi do të ofrohet në dy fasha oraresh gjatë ditës: 10.00 -12.00 dhe 17.00 – 19.00 nga e hëna në të shtunë deri në dt.20.04.2020. (Në rast nevoje kjo periudhë do të shtyhet).

Miq, ndani me ne frikërat, pasiguritë, ankthin dhe vështirësitë emocionale për të përballuar situatën.
Jemi këtu për të qenë pranë secilit prej Jush që ka nevojë për ndihmën tonë, për t’ju mbështetur, motivuar dhe shtuar optimizmin se së bashku do ja dalim!

Kliko këtu: Lista Covid-2019  ose: Lista Covid-2019

 

Rekomandime prindërve për fëmijët.

Ky material i punuar nga psikologët europianë të EFPA (ku jemi anëtarë me të drejta të plota) dhe përkthyer, përshtatur e shpërndarë nga Urdhri i Psikologut, synon t’ju vijë në ndihmë të gjithë prindërve, që përballen me karantinën për shkak të COVID-19, në raportet e tyre të përditshme me fëmijët.

Kliko këtu: COVID-19 Rekomandime per femijet

Rekomandime psikologjike për gazetarët.

Më poshtë gjeni të pasqyruar një material të hollësishëm mbi rekomandime psikologjike për gazetarët që punojnë aktualisht me COVID-19.
Urdhri I Psikologut do të përpiqet të jetë ndihmë për të gjithë punonjësit e angazhuar në këtë situatë emergjence globale.
Informacioni i është dërguar sot në mënyrë elektronike dhe mediave në vend.

Faleminderit Elona Mustafaraj (kandidate e komitetit të emergjencave në EFPA) dhe stafit të UP në përgatitjen e materialit.

Kliko këtu: Rekomandime psikologjike per gazetaret (Urdhri i Psikologut)

 

Rregulla në lidhje me këshillimin në internet (on-line)
Pyetje-Përgjigje (Frequently Asked Question – FAQ)

Në kuadër të informacioneve mbi COVID-19, gjeni më poshtë një material të hollësishëm mbi konsultimin online të realizuar nga EFPA dhe përkthyer nga Urdhri I Psikologut. Jemi vazhdimisht në kontakt me EFPA (European Federation of Psychologists’ Associations) dhe APA (American Psychological Association) dhe do të vazhdojmë t’ju vijmë në ndihmë me informacione të nevojshme për punën tuaj, në mënyrë që të jepni më të mirën për çdo klient.

Kliko këtu: Covid 19 FAQ – Keshillimi Online

 

Rekomandime psikologjike 

Si te jetojme me mire ne karantine. U.P (pdf)

Ndikimi psikologjik i karantinës dhe si ta zvogëloni atë- U.P. (pdf)