Njoftim!

Urdhri i Psikologut ka kënaqësinë t’Ju njoftojë se në datë 2 Qershor ora 12:00, në ambjentet e “Regina Hotel ” në Vlorë, do të zhvillohen punimet e Asamblesë së VII-të Kombëtare të Urdhrit të Psikologut.
Të gjithë anëtarët e interesuar për të marrë pjesë në këtë Asamble, për arsye të organizimit të këtij eventi, duhet të konfirmojnë më parë pjesëmarrjen e tyre brenda datës 21 Maj, në linkun e mëposhtëm:

https://www.urdhriipsikologut.al/konfirmim-per-asamblene-kombetare/

Kemi shumë kënaqësi t’Ju mirëpresim të gjithëve! Në ditët në vijim do të publikojmë rendin e ditës si dhe axhendën e aktivitetit. Ju rikujtojmë se psikologët, të cilët do të marrin pjesë në punimet e kësaj Asambleje, duhet të paraqesin Kartën e Anëtarësimit 2023.

Urdhri i Psikologut