Aktivitete
Njoftim për aktivitete të akredituara nga KEVP për Edukimin në Vazhdim të psikologëve!
Urdhri i Psikologut informon të gjithë psikologët e licencuar, që janë të interesuar për marrjen e krediteve për rilicencim, në lidhje me aktivitetet e akredituara së fundmi nga KEVP. Komisioni i Edukimit në Vazhdim me Vendimin Nr.4, datë 22.10.2020 vendosi:
1) Akreditimin e aktivitetit me temë: “I care-dëgjimi, kuptimi, edukimi:kombinimi i përkujdesjes”, ofruar nga Qendra Psikologjike “Butterfly” me 12 kredite.
2) Akreditimin e aktivitetit “Hyrje në klinikën psikanalitike të neurozave”,të ofruar nga Klinika Psikologjike “Urtësia”, me 5 kredite.
3) Akreditimin e aktivitetit “Njohja dhe trajtimi i çrregullimeve sjellore tek fëmijët dhe adoleshentët”, të ofruar nga ISHPK, me 8 kredite.
4) Akreditimin e aktivitetit “Programi PBS për trajtimin dhe menaxhimin e sjelljeve problematike”, të ofruar nga ISHPK, me 8 kredite.
5) Akreditimin e aktivitetit “Grup rishikimi për psikopatologjinë e të rriturve, çrregullimet e personalitetit”, të ofruar nga ISHPK, me 20 kredite.
Për më shumë informacion lidhur me zhvillimin e ketyre aktiviteteve, ju lutemi të kontaktoni drejtëpërdrejtë me qendrat që do të ofrojnë këto aktivitete:
Qendra Psikologjike “Butterfly”: elton_kuqja@yahoo.it
Klinika Psikologjike “Urtësia”: kpurtesia@yahoo.com
Instituti i Shërbimeve Psikologjike (ISHPK): institutisherbimevepsikologjike@yahoo.com
Suksese!
Urdhri i Psikologut
Aktivitete
Njoftim për aktivitete të akredituara nga KEVP për Edukimin në Vazhdim të psikologëve!
Urdhri i Psikologut informon të gjithë psikologët e licencuar, që janë të interesuar për marrjen e krediteve për rilicencim, në lidhje me aktivitetet e akrerdituara së fundmi nga KEVP, me Vendimin Nr.3, datë 10.09.2020, që do të zhvillojnë online Qendra e Trajnimit dhe Mbështetjes Shkollore “Faik Konica”, Tiranë si dhe Klinika Psikologjike “Urtësia”, Tiranë:
1) Qendra për Trajnim dhe Mbështetje Shkollore “Faik Konica”, Tiranë
* Tema: “Përdorimi i instrumentave psiko-metrikë profesionalë”, trajnues Znj.Blerta Bodinaku – datë 10.10.2020
* Tema: “Terapi përmes artit dhe lojës me fëmijë”, trajnues Z.Ermal Azisllari – datë 17.10.2020
* Tema: “Çrregullimi i varësisë dhe abuzimit me substanca, trajnues Znj.Jonida Haxhiu – datë 07.11.2020
* Tema: “Vlerësimi psikologjik tek fëmijë e moshës shkollore”, trajnues Z.Florian Kulla – datë 12.12.2020
2) Klinika psikologjike Urtësia
* Trajnimi me temë “Psikoterapia kognitive bihejviorale përmes internetit për depresionin” me trajnues Prof. Ass.Naim Fanaj – datë 23.10.2020 ora 15:00 dhe 24.10.2020 ora 10:00 në platformën ZOOM.
* Trajnimi me temë “Trauma dhe çrregullimi i stresit post-traumatik:Diagnoza, rrjedha dhe trajtimi” me trajnues Prof.Ass.Naim Fanaj – datë 6.11.2020 ora 15:00 në platformën ZOOM.
* Trajnimi me temë: “Zhvillimi psiko-social i fëmijës”, me trajnues Znj.Eva Filaj, datë 04.12.2020, ora 15:00
Për më shumë detaje dhe informacion, ju lutemi kontaktoni drejtëpërdrejtë me qendrat që do të zhvillojnë këto aktivitete:
Qendra Faik Konica, Tiranë – e-mail: lamaalma@yahoo.com
Klinika Psikologjike Urtësia – e-mail: kpurtesia@yahoo.com
Ju faleminderit!