Rreth Nesh

Menjëherë pas çertifikimit të zgjedhjeve, që në fillim të muajit shkurt 2017, nisi puna për konstituimin e institucionit. Në shkurt 2017 Urdhri u pajis me vulën zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, çka i hapi rrugën zyrtarizimit të marrëdhënieve institucionale. Detyra e parë konsistoi në kërkesën ndaj ministrive të linjës për plotësimin e vendeve me përfaqësues të tyre në Këshillin Kombëtar, në mënyrë që organi të bëhej funksional. Mbledhjet e para jo-formale të Këshillit u realizuan në ambjente private, ndërkohë që nisi puna e ngritjes së selisë së institucionit. Në ndryshim nga të gjithë ligjet e mëparshme për ngritjen e urdhrave të tjerë profesionalë në vend, në të cilat shteti angazhohej të financonte për një apo dy vite institucionet e sapo krijuara, ligji “Për Urdhrin e Psikologut në RSH” nuk parashikonte asnjë ndihmë financiare për krijimin e tij. Zyrat e Urdhrit dhe e gjithë infrastruktura për funksionim u ngritën mbi bazën e kontributit personal, me qëllim plotësimin e nevojave fillestare imediate për funksionimin e tij.

Maji ka vazhduar të jetë muaj suksesi dhe aktivitetesh. Në punën e vazhdueshme që kemi bërë për të konsoliduar marrëdhëniet tona ndërkombëtare, që në muajin e parë të krijimit të U.P., kemi arritur të   finalizojmë me sukses më 31 Maj 2019, anëtarësimin tonë me të drejta të plota në Europen Association of Work and Organizational Psychology (EAWOP).

Me anëtarësimin në EAWOP ne synojmë aktualisht fuqizimin e rolit të psikologut të punës dhe organizacional, pasi, deri më tani, me qindra studentë janë dilomuar në këtë disiplinë dhe ndërkohë janë të angazhuar në fusha të tjera të psikologjisë, ose edhe jashtë profesionit, për shkak të mungesës së pozicionimit të psikologut të punës në sektorin publik dhe privat.

Është një punë që ka nisur që në mars të 2017, menjëherë pas ngritjes së U.P. Korrespondenca me ndërkombëtarët, takimet dhe lobimet me ta për të qenë pjesë e EFPA, u finalizuan me kërkesën zyrtare në janar 2018 për anëtarësim

 

Në datë 06.07.2019, e mbledhur ne Moskë, Asambleja e Përgjithshme e EFPA (European Federation of Psychologists’ Associations), votoi me unanimitet anëtarësimin e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë, si anëtari i 38-të me të drejta të plota në këtë organizatë.

Anëtarësimi në EFPA ishte ngjarja më e madhe profesionale e Urdhrit të Psikologut. Edhe sot që punojmë këtë raport vjetor duket e pabesueshme çfarë mundëm të arrinim në vetëm 2 vite punë. Pas anëtarësimit Presidentia Valbona Treska bëri një prononcim të hapur për të gjithë kolegët e miqtë e U.P. Është një prononcim me shumë emocion, ndaj vendosëm ta lëmë të plotë.