NJOFTIM MBI EDUKIMIN NË VAZHDIM!
Nisur nga disa informacione të pavërteta, që po qarkullojnë së fundmi, lidhur me procesin e Edukimit në Vazhdim, dëshirojmë t’Ju sqarojmë se:

Pas diskutimeve dhe komunikimeve ndërinstitucionale midis Urdhrit të Psikologut dhe institucioneve përgjegjëse ligjore, bazuar në legjislacionin në fuqi, Ju njoftojmë se:

1) Bazuar në VKM me nr.624, datë 29.07.2020,  kategoritë e mëposhtme:
Psikologët, të cilët janë të punësuar në:

  1. a) Njësitë e Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rastit në një njësi administrative të një bashkie; 
  2. b) Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve në një bashki;
  3. c) çdo strukturë tjetër të një njësie së vetëqeverisjes vendore, që ka detyrë funksionale menaxhimin e rasteve të individëve në nevojë për përkujdesje shoqërore; (sipas Ligjit nr.121/2016 “Për kujdesin Shoqëror”)

ç) një ofrues publik apo privat i shërbimeve të përkujdesit shoqëror, (sipas Ligjit nr.121/2016 “Për kujdesin Shoqëror”)
do të kryejnë procesin e Edukimit në Vazhdim sipas programeve të çertifikuara nga ASCK.
2) Të gjithë psikologët, të cilët nuk përfshihen në kategoritë e mësipërme, pra nuk janë të punësuar në këto vende pune, do të vijojnë të ndjekin procesin e Edukimit në Vazhdim, bazuar në parashikimet e Rregullores së Edukimit në Vazhdim të Urdhrit të Psikologut, siç kanë vepruar deri më tani. Kreditet e përftuara nga ASCK për këtë kategori nuk do të njihen nga Urdhri i Psikologut, për efekt rilincesimi, sipas ligjit.
3) Urdhri i Psikologut do të mbajë në konsideratë të vlerësojë kreditet e përfituara nga psikologët, deri më tani, pavarësisht institucionit ku i kanë marrë ato, për t’i konsideruar si të vlefshme.
4) Ky proces do të formalizohet me një vendim të Këshillit Kombëtar, nëpërmjet të cilit synohet të bëhet edhe një rishikim i Rregullores së Edukimit në Vazhdim të Urdhrit të Psikologut, bazuar në problematikat e ngritura gjatë takimeve të realizuara me anëtarësinë.

Ky njoftim është paraprak, me qëllim që të shmangë çdo manipulim apo keqinformim keqdashës, që po qarkullon në rrjete sociale, dhe që mund të keqorientojë psikologët lidhur me këtë proces.

Lutemi të informoheni vetëm nëpërmjet faqes zyrtare të Urdhrit të Psikologut!

URDHRI I PSIKOLOGUT