Përshëndetje,
Duke uruar që punët të kenë shkuar mirë, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen Tuaj:
1.Lutemi të mbani në konsideratë gjithmonë në momentin që Ju kryeni një pagesë për llogari të Urdhrit të Psikologut, si pranë filialeve të Bankës Raiffeisen po ashtu edhe në pikat e Postës Shqiptare, të shënoni emrin Tuaj, apo nëse pagesa kryehet nga një person tjetër duhet saktësuar emri Juaj si dhe përshkrimi i pagesës, pra arsyeja e kryerjes së pagesës si psh:
Emër Mbiemër Pagesë për Licencim për Urdhrin e Psikologut
Emër Mbiemër Pagesë Kuotizacioni Vjetor Viti X për Urdhrin e Psikologut
Emër Mbiemër Pagesë X nr kreditesh për Urdhrin e Psikologut
Etj.
2.Urdhri i Psikologut Ju ka vënë në dispozicion mundësinë për të aplikuar online nëpërmjet plotësimit të Formularëve të cilët janë ngarkuar në faqen zyrtare të website-it sipas kategorive të mëposhtme:
Psikologët të cilëve u përfundon së shpejti afati i vlefshmërisë së licencës, ose u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së licencës, duhet të bëjnë një kërkesë për rinovimin e licencës duke klikuar në linkun bashkëngjitur: https://www.urdhriipsikologut.al/aplikimet/
Psikologët të cilët kanë përfunduar kryerjen e Praktikës Profesionale dhe janë njoftuar nga Urdhri iPsikologut për nisjen e aplikimeve për kryerjen e Vleresimit të Aftësimit Praktik (Provimi i Praktikës), duhet të regjsitrohen në këtë provim duke klikuar linkun bashkëngjitur:https://www.urdhriipsikologut.al/regjistrim-per-provimin…/
Psikologët të cilët kanë marrë vlerësim pozitiv nga Provimi i Praktikës apo kategoria e psikologëve të cilët me vendim nga Komisioni i Praktikës janë përjashtuar plotësisht nga kryerja e Praktikës Profesionale, duhet të bëjnë kërkesën për regjsitrim për Provimin e Shtetit, duke klikuar në linkun bashkëngjitur: https://www.urdhriipsikologut.al/regjistrim-per-provimin…/
Psikologët të cilët kanë marrë një vendim nga Komisioni i Edukimit në Vazhdim (KEVP) lidhur me numrin e krediteve dhe që gjykojnë se numri i krediteve nuk është i njëjtë me pretendimin e tyre, duhet të plotësojnë online kërkesën për rishikim të krediteve, duke klikuar në linkun bashkëngjitur: https://www.urdhriipsikologut.al/aplikim-per-rishikimin…/
Psikologët të cilët kanë ndryshuar adresën e e-mail-it, të telefonit apo kërkojnë të përditësojë një apo disa nga të dhënat që janë të publikuara në profilin e tyre online, duhet të na vënë në dijeni duke plotësuar formularin online, duke klikuar linkun bashkëngjitur: https://www.urdhriipsikologut.al/perditesimi-i-te-dhenave/
Kujdes: Komisionet që funksionojnë pranë Urdhrit të Psikologut, nuk do të marrin në shqyrtim asnjë kërkesë për aplikimi për cilindo nga kategoritë e lartpërmendura, nëse aplikimi nuk do të kryhet online sipas përshkimit sa më sipër.
Ky njoftim i’u është dërguar te gjithë anëtarëve edhe në e-mail.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Urdhri i Psikologut