Federata e Psikologëve Europianë (EFPA) po diskuton lidhur me përcaktimin e Vitit Europian të Shëndetit Mendor.
Duke marrë shkas nga këto diskutime të realizuara gjatë mbledhjes së Presidentëve të EFPA, si dhe nga kohët e vështira pandemike që po kalojmë, kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se:
Ftojmë të gjithë psikologët, të cilët dëshirojnë të ndajnë me kolegët dhe komunitetin e gjerë, studime, kërkime shkencore, artikuj të thjeshtë, apo të përcjellin informacione të ndryshme në lidhje me tematikën e Shëndetit Mendor, të na i dërgojnë ato përgjatë gjithë kësaj periudhe deri në përfundim të këtij viti. Këto materiale do të publikohen në faqet tona sociale, në mënyrë që kushdo të ketë akses në këto informacione.
Ftojmë të gjithë psikologët të bëhen pjesë e një nisme të tillë, për të SENSIBILIZUAR dhe RRITUR NDËRGJEGJËSIMIN tek të gjithë individët, mbi rëndësinë dhe mënyrën e trajtimit të problematikave të shëndetit mendor.
Gjithashtu Urdhri i Psikologut do të mbështesë të gjithë ata psikologë, të cilët kanë dëshirë e do të shprehin vullnetin për të organizuar WORKSHOP-e, apo tryeza të rrumbullakta me këtë tematikë, duke vënë në dispozicion ambjentin e zyrës së Urdhrit të Psikologut. Lutemi që personat e interesuar të na njoftojnë lidhur me organizimin e këtyre takimeve, të paktën 3 javë përpara zhvillimit, në mënyrë që të planifikojmë dhe organizojmë zhvillimin e tyre në zyrën tonë.
Ndani me kolegët dhe të interesuarit artikujt tuaj dhe informacionet për rëndësinë e aspektit psikologjik.
Sensibilizimin për shëndetin mendor nuk mund ta bëjë askush më mirë se vetë psikologët
Recent Comments