Lista e dokumentave
- Pasaportë ose Kartë ID të vlefshme fotokopje
- Curriculum Vitae
- Diplomat, të cilat vërtetojnë studimet e kryera dhe titujt e fituar, sipas ligjit, kopje të njehsuara me origjinalin
- Nëse ka ushtruar më parë profesionin e psikologut, vërtetim të protokolluar nga organi drejtues i institucionit publik apo privat, ku ka punuar
- Dëshmi penaliteti
- Fotografi Digitale (CD ose në adresën e email: info@urdhriipsikologut.al)
- Mandat pagesë për tarifën e regjistrimit dhe kuotën e anëtarësimit
Klikoni dhe Shkarkoni Kërkesën për anëtarësim dhe Deklaratën TIP ,të cilat duhet ti nënshkruani paraprakisht dhe t’i bashkangjitni dokumentacionit të mësipërm.
Mënyrat e pagesës
⚫Në çdo pikë të Posta Shqiptare dhe në çdo filial të Raiffeisen Bank
- Raiffeisen Bank IBAN: AL90202111300000000001277574
- Regjistrim – 5000.00 Lekë ( *Kryhet vetëm nje herë në çastin dhe momentin e parë te regjistrimit* )
- Kuotizacion vjetor
1.Për të gjithë anëtarët psikologë me statusin e Praktikantit (pra për të gjithë ata që nuk janë të Licencuar), Kuotizacioni Vjetor do të jetë në vlerën 5.000 Lekë.2.Për të gjithë anëtarët psikologë të cilët janë të licencuar dhe që janë pjesë e Regjistrit Elektronik të Ekspertëve në Ministrinë e Drejtësisë, Kuotizacioni vjetor do të jetë në vlerën 15.000 Lekë.
3.Për të gjithë anëtarët e tjerë, të cilët nuk bëjnë pjesë në asnjë prej kategorive të mësipërme vlera e Kuotizacionit vjetor do të ngelet e njëjtë në masën 8.000 Lekë.( *Pagesa e kuotizacionit vjetor, pagesë për vit kalendarik. Afati përfundimtar i pagesës është deri më 31 Janar të çdo viti kalendarik* )
- Licencim – 20.000 Lekë ( *Ështe tarifa e liçensimit që pagohet nga çdo psikolog pasi i aprovohet nga komisioni i liçensimit e drejta për te ushtruar profesionin*)
-
Vlerësimi i Aftësimit Praktik (provimi i praktikës) – 5.000 lekë
-
Vërtetime të thjeshta – 500 lekë
-
Certifikata e sjelljes së mirë (Good standing certificate) – 10.000 lekë